Ylli televiziv, Kylie Jenner, ka reaguar “tërthorazi” ndaj thashethemeve për ndarjen me aktorin Timothée Chalamet, pasi ai mungoi në ditëlindjen e saj të 28-të, ka shkruar E News.
Kur aktori publikoi trailerin e filmit të tij të ri “Marty Supreme” ditë më parë, Jenner nuk hezitoi t’i bëjë “like”, gjë që ka treguar se marrëdhënia e tyre është ende e qëndrueshme.
Arsyeja e mungesës së Timothée në festë ishte angazhimi i tij në xhirimet e filmit “Dune: Part Three” në Budapest, Hungari.
Ndërkohë, Jenner e festoi ditëlindjen me një aktivitet interesant me miqtë.
“Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Jam shumë mirënjohëse për familjen dhe miqtë e mi që e bënë këtë fundjavë kaq të veçantë dhe plot dashuri. 28-ës i shkon shumë mirë!!!!! Motra ime @kendalljenner, faleminderit nga zemra për organizimin perfekt. Jam me fat që të kam”, ka shkruar ajo në Instagram më 11 gusht.
Vetëm një muaj më parë, Jenner dhe Chalamet, 29 vjeç, shijuan një pushim romantik në Saint-Tropez, duke u parë të lumtur teksa shëtisnin në plazhin Pampelonne. Dyshja u lidh për herë të parë në muajin prill të vitit 2023, por kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien larg syrit të publikut.
“Mendoj se është e rëndësishme të mbash disa gjëra për vete. Ndonjëherë është e vështirë për mua të marrë vendime vetëm, kështu që opinioni i gjithë botës… mund të jetë i rëndë”, ka thënë Jenner për revistën Elle në muajin tetor të vitit të kaluar.
Ajo që nuk e fsheh kurrë është dashuria për rolin e saj si nënë.
Jenner, e cila ka dy fëmijë me ish-partnerin Travis Scott, Stormi, 7 vjeçe, dhe Aire, 3 vjeç, ka treguar për British Vogue se Stormi nuk ishte e planifikuar.
“Ndodhi, por e dija që doja ta kisha. E doja aq shumë faktin të kisha fëmijë”, ka thënë ajo.
Për të, Stormi dhe Aire janë forca më e madhe.
“Pavarësisht çfarë kaloj, si dukem apo çfarë shkruan interneti për mua atë ditë, unë kthehem në shtëpi dhe fëmijët e mi më duan pa kushte. Ata janë të fiksuar pas meje dhe kjo më ka mësuar të eci më lehtë në jetë”, ka thënë Jenner.