Ylli televiziv, Kylie Jenner, ka harxhuar 500 mijë dollarë për të blerë pemë ullinjsh në mënyrë që të ketë privatësi në pronën e saj të re në Calabasas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27 vjeçja, e cila është nënë e dy fëmijëve, Stormi dhe Aire, të cilët i ka më ish-partnerin e saj Travs Scott, po ndërton shtëpinë e ëndrrave në Calabasas dhe ka harxhuar shumë marramendëse në pemë ullinjsh, për ta rrethuar pronën e re, ka raportuar US Sun.

Prona do të ketë garazhe nëntokësore për 12 vetura, si dhe bunker, bashkë me 15 dhoma gjumi, fushë sportive dhe një pishinë të madhe.
Jenner, e cila ka pasur probleme me përndjekës në të kaluarën, ka blerë tokën në vitin 2020 dhe Tony Mariotti, drejtor ekzekutiv i kompanisë së pronave të paluajtshme luksoze “RubyHome”, ka treguar se sa i komplikuar do të jetë procesi i ndërtimit të shtëpisë së yllit.

“Janë më të mëdha, e këtyre tipeve shtëpish ju duhet me shumë kohë për t'i ndërtuar. Për shembull, themeli dhe garazhet nëntokësore janë gjëra shumë serioze. Jo vetëm që është gjigande, por është shumë më e komplikuar se sa një themel i zakonshëm”, ka thënë Mariotti për US Sun.
Ai tutje ka thënë se nëse ekipi i punëtorëve mbesin pa material ndërtimor, do të shkaktojë vonesë.
Mariotti gjithashtu ka cekur që vetëm për të vendosur një tepih në shtëpi, do të duhen javë në vend të ditëve, pasi prona është e madhësisë së ndonjë restoranti të madh apo hoteli.