Kim Kardashian ka thënë se "nuk është ende avokate".
Muaj pasi dha provimin e jurisprudencës në Kaliforni më 29 dhe 30 korrik, themeluesja e SKIMS dhe ylli i reality show-t, 45 vjeç, zbuloi rezultatet e saj të shtunën, më 8 nëntor.
Në një postim të sinqertë në Instagram Stories, Kim njoftoi se nuk arriti ta kalonte provimin, por shtoi se është ende e vendosur ta arrijë qëllimin e saj.
"Epo... unë nuk jam ende avokate, thjesht luaj rolin e një avokateje të veshur shumë mirë në TV," shkroi ajo.
"Gjashtë vjet në këtë udhëtim juridik, dhe do të vazhdojë derisa të kaloj provimin. Pandorëzim - vetëm më shumë studim dhe edhe më shumë vendosmëri”, tha ajo.
"Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur dhe inkurajuar gjatë rrugës deri më tani. Dështimi nuk është dështim, është nxitje. Isha shumë afër kalimit të provimit dhe kjo më motivoi edhe më shumë. Le të shkojmë!", shtoi ajo.
Testi dy-ditor është rigoroz, me një shkallë kalueshmërie prej 63.6% për ata që e dhanë provimin në shkurt.
Provimi i jurisprudencës në Kaliforni, i cili jepet vetëm dy herë në vit, përbëhet nga pesë pyetje, ese, një test performance 90-minutësh dhe 200 pyetje me zgjedhje të shumëfishta.
Sipas faqes së internetit të Avokatisë së Shtetit të Kalifornisë, afërsisht 16,000 njerëz e japin provimin çdo vit.
Provimi i jurisprudencës është hapi i fundit në përpjekjen e Kim për t'u bërë avokate dhe për të ndjekur gjurmët e babait të saj, Robert Kardashian.