Showbiz

Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit

Kim Kardashian

Kim Kardashian

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka pranuar se shpesh ka qenë pranë “shpërthimit” për shkak të sjelljes së paparashikueshme të ish-bashkëshortit të saj, reperit Kanye West.

45-vjeçarja e ka diskutuar këtë në episodin e fundit të reality showt “The Kardashians”, gjatë një bisede me Scott Disick, partneri i mëparshëm i motrës së saj, Kourtney Kardashian, teksa po kryente një skanim të trurit pas një frike për aneurizëm, ka raportuar FemaleFirst.

Ajo ka thënë se shpesh duhet “ta kafshojë gjuhën” për të mos reaguar ndaj sjelljes së Westit.

Pa e përmendur me emër Westin, Disick i tha se i vjen keq për periudhën që po kalon.

“Më vjen keq për gjithçka që po kalon. Duket stresuese”, ka thënë Disick, ndërkohë që Kim u përgjigj: se “është e vështirë”.

Në një rrëfim personal, Kim ka shtuar se West është “shumë i zëshëm tani” dhe se ajo ka vendosur të mos përfshihet.

“Nuk mund të përfshihem. Mendoj se është më mirë kështu”, ka thënë ajo.

Kim, e cila ka katër fëmijë me reperin, North 12 vjeçe, Saint 9 vjeç, Chicago 7 vjeçe dhe Psalm 6 vjeç, ka mohuar pretendimin e Westit se e kishte telefonuar në program.

“Gjithmonë e inkurajoj marrëdhënien, por një marrëdhënie të shëndetshme. Ndonjëherë ndiej që dua të shpërthej, por nuk mundem. Thjesht nuk mundem”, ka thënë ajo.

Në episodet e fundit, Kim ka shpjeguar se po përpiqet t’i mbrojë fëmijët nga sjelljet e Westit.

“Ata do t’i marrin vesh gjërat. Do të rriten, do t’i shohin. Kështu që detyra ime si nënë është që, kur kjo sjellje po ndodh, të sigurohem që ata të jenë të mbrojtur. Të gjithë të tjerët mund ta përballojnë, por unë duhet t’i mbroj fëmijët e mi”, ka thënë ajo.

Kim ka kundërshtuar edhe pretendimet e Westit se ajo ka “privilegjin të largohet dhe të mos merret më me të”.

“Ky nuk është realiteti im… Ne kemi katër fëmijë bashkë. Është shumë konfuzuese kur në internet thuhet ‘po i mban fëmijët larg tij’, ndërkohë që ai asnjëherë nuk ka telefonuar të pyesë për t’i parë. Pastaj zgjohem dhe e shoh në Twitter që unë ‘po i mbaj fëmijët larg tij’, kur kjo s’është e vërtetë dhe as racionale… Nuk mund të përfshihem gjithë kohën. Është divorc, jo rrëmbim fëmijësh”, ka thënë ylli.

Ndërkohë, Kim ka treguar se takimet romantike pas divorcit i duken gjithnjë e më pak tërheqëse.

“Sa më gjatë të jesh single, aq më komode ndihesh. Mësohesh me rutinën tënde, dhe ideja për të ndarë shtratin apo programet televizive me dikë tjetër bëhet më pak joshëse”, ka thënë themeluesja e brendit të veshjeve të brendshme “Skims”.