Aktorja, Kim Catrrall, ka mohuar thashethemet se do të kthehet në franshizën e njohur “Sex And the City”.
67 vjeçja u bë e njohur pasi në këtë projekt filmik luajti rolin e Samantha Jones, të cilin e luajti edhe në sezonet e vazhdimit të serialit, si dhe në filmat “Sex and the City”, dhe “Sex and the City 2”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani, aktorja, ka mohuar thashethemet e vazhdueshme se ajo do të rikthehet në projektin filmik me po të njëjtën tematikë, e i cili quhet “And Just Like That”.
Ajo u ka kthyer përgjigje disa fansave në Instagram, të cilët pyesnin se a do të rikthehej ndonjëherë në këtë projekt.
“Oh kjo është shumë e sjellshme nga ana juaj, por nuk do të kthehem (puthje)”, ka shkruar ylli.
Kim pati treguar se nuk dëshiron të luajë më në serial duke i thënë revistës “Variety” se nuk i pëlqen se si karakteri i rolit të saj ishte përfaqësuar në skenarin e një filmi të ri që do të bëhej, i cili nuk u realizua asnjëherë.
“Gjithçka duhet të rritet, apo të vdes. Kur seritë përfunduan mu duk gjë e mirë sepse nuk do ta përsërisnim vetveten më. Pastaj erdhi filmi si përfundim i gjithçkaje. Pastaj erdhi një tjetër film, e pastaj edhe një tjetër...?”, pati thënë ajo.
Kim pati filluar në franshizën e serialit “Sex and the City”, ku luajti rolin e Samantha Jones, bashkë me aktoret, Sarrah Jessica Parker, e cila luante rolin e Carrie Bradshawit, Cynthia Nixon, e cila luante rolin e Miranda Hobbesit dhe Kristin Davis, e cila luante në rolin e Charlotte York Goldenbaltt.