Modelja Kendall Jenner, ka zbuluar se në garat e kuajve në SHBA merr pjesë me një emër tjetër, për të shmangur vëmendjen e tepërt dhe presionin që vjen me famën.
30-vjeçja, që është një nga modelet më të paguarat në botë, ka treguar në emisionin The Tonight Show me Jimmy Fallon se kjo është diçka shumë personale për të dhe se ndien shumë ankth kur hyn në arenën e garës, ka raportuar FemaleFirst.
“Jo se mendoj se dikujt do t’i interesonte shumë, por për mua është shumë e çmuar ta bëj këtë. Jam gjithashtu jashtëzakonisht nervoze kur hyj në arenë. Prandaj, për veten time, dua t’i shmang nervat. Kur emri im nuk është aty, ndihem sikur askush nuk po më shikon dhe askujt nuk i intereson”, ka thënë ajo.
Jenner ka thënë se e pëlqen ndjesinë e të qenit “inkognito” në këto gara. Më pëlqen shumë! Ndihem thjesht si një nga vajzat e tjera”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë, modelja ka mohuar së fundmi se ka bërë ndërhyrje plastike në fytyrë, duke hedhur poshtë pretendimet për një “rindërtim të plotë të fytyrës”.
“Nuk do të rri këtu duke u përpjekur t’i bind të gjithë. Por e vërteta është se nuk kam bërë asnjë operacion plastik në fytyrë. Asgjë”, ka thënë ajo në podcastin In Your Dreams.
E pyetur drejtpërdrejt nëse po gënjente, ajo u përgjigj duke thënë “Betohem në Zot”.
“Kam bërë vetëm dy herë ‘baby Botox’ në ballë. Kaq”, ka thënë ajo.
Ajo ka mohuar gjithashtu zërat për operacion në hundë.
“Po të mos isha unë vet, ndoshta do t’u besoja këtyre teorive. Por betohem në gjithçka që dua, nuk kam bërë kurrë operacion në hundë”, ka thënë ajo.