Këngëtari, Keith Urban përdori emrin e një bashkëpunëtoreje në një këngë për tashmë ish-gruan e tij, aktoren Nicole Kidman.
Të martën e kësaj jave, People ka raportuar se aktorja 58-vjeçare kishte dorëzuar kërkesën për divorc, pak pasi u bë e ditur ndarja e çiftit të famshëm, që bashkë ka vajzat Sunday Rose, 17, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe, pas gati 20 vjetësh martesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një koncert të këngëtarit të zhanrit country, 57-vjeçar, në Grand Casino Arena, Saint Paul, Minnesota më 26 shtator, disa skena kanë tronditur fansat, ka raportuar FemaleFirst.
Në vend që të këndonte për gruan e tij gjatë këngës “The Fighter”, ai ka përdorur emrin e Maggie Baugh, 25 vjeçe, një nga bashkëpunëtoret e tij, e cila ndau videon në Instagram.
Kënga origjinale:
“When they’re tryna get to you, baby I’ll be the fighter”
u ndryshua në:
“When they’re tryna get to you, Maggie I’ll be your guitar player”.
Maggie e ka përshkruar videon duke pyetur se: “A e tha ai me të vërtetë këtë?”.
Shumë fansa reaguan në komente për të mbrojtur Kidmanin.
“Është kaq e poshtër ta bësh këtë, me një këngë të frymëzuar nga gruaja e tij. Kjo është shumë e turpshme”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.
Një tjetër shtoi se “Nicole meriton më shumë”.
Një burim më parë pati thënë për People se Nicole "nuk e donte këtë" dhe se "lutej për të shpëtuar martesën".
Burimi ka shuar se motra e Kidmanit, Antonia, ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe e gjithë familja Kidman është bashkuar për të mbështetur.
Kidman dorëzoi kërkesën për divorc pasi çifti kaloi verën në pjesë të ndryshme të botës: aktorja xhiroi “Practical Magic 2” në Londër, ndërsa Urban ishte në turneun e tij “High and Alive World Tour”.