Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, janë shumë të interesuar për njëri-tjetrin.
Sipas një burimi ata kanë vendosur të jenë sa më diskret për lidhjen e tyre.
Ylli dhe ish-kryeministri kanadez, ende janë duke u takuar në fshehtësi, por tani janë angazhuar më shumë që romanca në mes tyre të mbetet larg syrit publik.
“Ende po takohen dhe janë shumë të interesuar në njëri-tjetrin, por kanë vendosur të jenë shumë më diskret rreth kësaj çështje”, ka thënë një burim për US Weekly.
Ndërkohë një tjetër burim ka thënë se lidhja e tyre nuk është serioze për momentin, duke shtuar se Perry është tejet e zënë me turneun e saj “Lifetime Tour”.
“Justin ka planifikuar ta takojë pas disa javësh kur ajo të kthehet nga turneu në Brazil. Katy po e merr me ngadalë por është shumë e hapur për t'u takuar”, ka thënë burimi.
Por një tjetër burim më parë pati pretenduar se Perry dhe Trudeau kanë shumë gjëra të përbashkëta.
Çifti, më herët gjatë këtij viti janë parë bashkë në Montreal dhe një burim ka pretenduar se “në mes tyre ka tërheqje”.
“Janë të interesuar për njeri-tjetrin, por do të kalojë pak kohë derisa të vendosin rreth lidhjes së tyre”, pati thënë burimi për People.
Ky burim pati shtuar se ndërkohë që Perrry po udhëton nëpër botë, Trudeau po mundohet ta rregullojë rrjedhën e jetës tani që nuk është më kryeministër, por se ata kanë shumë të përbashkëta.
Perry, e cila është ndarë nga ish-bashkëshorti, aktori Orlando Bloom, më herët gjatë këtij viti, dhe Trudeau e duan shumë muzikën.
“Muzika është një nga gjërat për të cilën ata mund të flasin. Të dy janë idealist dhe ende jetojnë në një botë, të cilën mendojnë se mund ta përmirësojnë, ani pse është e vështirë”, ka shpjeguar burimi.
Perry, në muajin korrik pati konfirmuar se është ndarë nga Bloom, ndërkohë që Trudeau është ndarë nga ish-bashkëshortja, Sophie Gregoire në vitin 2023.
“Obligimet familjare mund ta ngadalësojnë lidhjen, por ka mënyra edhe për t'u takuar edhe për ti përmbushur obligimet familjare”, pati thënë tutje burimi.