Këngëtarja Katy Perry ka thënë se ylli i muzikës pop, Madonna, ka hapur rrugën për një gjeneratë të tërë artistesh.
Ajo ka thënë se çdo artiste grua duhet të jetë mirënjohëse ndaj saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo e ka hapur rrugën. Kur artistet e reja flasin për arritjet e tyre duhen ta falënderojnë Madonnan sepse ajo ka thyer barriera. Ajo është më e madhja”, ka thënë Katy në emisionin “The Project”.
Këngëtarja ka pranuar se një pjesë e madhe e suksesit të saj ka ndodhur falë mbretëreshës së muzikës pop.
“Jam gati 40 vjeçe dhe ende bëj muzikë për shkak të Madonnas. Ajo është më e madhja nga të gjitha”, ka shtuar Katy, e cila cilësohet si një nga artistet më të mëdha të të gjitha kohërave.

39 vjeçja, ndër të tjera ka treguar se Madonna i ka ndihmuar në fillim të karrierës së saj.
“Ajo ishte shumë e mirë me mua. Me ftonte në festa dhe patëm bërë një foto sesion bashkë, i cili ishte i mrekullueshëm. Është shumë e mirë. Ajo pati promovuar një këngë timen, gjë që m'i ka hapur dyert”, ka kujtuar Katy.
Këngëtarja e hitit “Firework” së fundmi ka lansuar albumin e saj”143”, i cili është projekti i parë i saj që nga viti 2020, kur kishte lansuar albumin “Smile”.