Showbiz

Kate Cassidy poston fotografi me Liam Payne të krijuara me AI

Kate Cassidy dhe Liam Payne

Kate Cassidy dhe Liam Payne

Foto: Associated Press

Ylli Kate Cassidy, e dashura e këngëtarit të ndjerë  Liam Payne, ka postuar disa fotografi me të, të krijuara me inteligjencë artificiale (AI).

26 vjeçja, pati thënë se e ka lënduar tej mase vdekja e këngëtarit të grupit “One Direction” në moshën 31 vjeçe.

Në këto fotografi ajo shfaqet me një fustan ngjyrë rozë me lule, ndërkohë që Payne e përqafon nga mbrapa, ka shkruar PageSix.

“Faleminderit që i keni bërë këto. AI-ja po aq sa është bekim është edhe mallkim”, ka shkruar Cassidy duke falënderuar fansat që i krijuan fotografitë.

Payne, i cili u bë i famshëm si pjesë e grupit “One Direction” e më pas vazhdoi karrierën solo, ishte në pushime me të Cassidyn pak para se të vdiste. Ishte raportuar që ajo ishte kthyer në Floridë për të ndenjur me qenin e saj, ndërkohë që ai qëndroi në Argjentinë.

Pas vdekjes së Payne, autoritet gjetën drogë e alkool në dhomën e tij dhe testet toksikologjike treguan se ai kishte disa substanca narkotike në trup.

Vdekja e tij iu atribuua traumave të shumta trupore që i kishin ndodhur pasi kishte rënë nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte, të cilat i kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme e të jashtme.

Në ditët pas tragjedisë, Cassedy ka ndarë një deklaratë përmes së cilës e ka shprehur mërzinë që ndiente.

“Asgjë nga këto ditët e fundit nuk më duke reale. Kam kërkuar hapësirë privatësie në mënyrë që të mundohem ta menaxhojë situatën. Liam, engjëlli im. Ti je gjithçka. Dua që ta dish se të kam dashur pa kushte dhe plotësisht. Do të vazhdoj të të dua për të gjithë jetën. Të dua Liam”, poti shkruar aktorja.

Është raportuar se ajo planifikonte të martohej me këngëtarin.