Showbiz

Pse Princ Harry kërkoi të fshiheshin fotografitë e tij nga festa e ditëlindjes së Kris Jenner

Kim Kardashian dhe Kris Jenner

Kim Kardashian dhe Kris Jenner

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka treguar se i ka fshirë fotografitë e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, nga festa e ditëlindjes se nënës së saj Kris Jenner, që u mbajt në muajin nëntor të vitit 2025.

Përveç kësaj ajo ka treguar edhe arsyen se përse i ka fshirë, ka raportuar E News.

Dy muaj pas festimti të ditëlindjes së Jennerit, Kim ka treguar se kjo ka ndodhur pa ndonjë qëllim të caktuar, ani pse ka pasur shumë reagime në rrjete sociale për largimin e fotografive.

“Ka ndodhur krejt rastësisht, gjë që është e ‘çmendur’. Mami e Meghan janë shoqe që një kohë të gjatë dhe kanë marrëdhënie shumë të ëmbël”, ka thënë Kim në podcastin e motrës së saj Khole in Wonderland.

45-vjeçarja ka shpjeguar se Jenner po shikonte se cilat fotografi nga festa t’i postonte dhe ju është thënë se është “krejtësisht në rregull” të postohen fotografitë ku shihet edhe çifti mbretëror.

Kim gjithashtu ka cekur se ajo dhe familja e saj nuk postojnë asnjëherë asgjë pa lejen e personave që shihen në fotografi.

Ajo mendon se Princi dhe Meghan kanë ndryshuar mendim pak pasi janë postuar fotografitë.

“Mendoj se e kuptuan që është ‘Remembrance Day’(duke ju referuar Ditë së Përkujtimit, që mbahet në Britani për të nderuar ustarët që kanë humbur jetën ndërkohë që ishin në detyrë), kështu që nuk donin të shiheshin në festë, prandaj për këtë arsye mendoj se kanë vendosur t'i heqin fotografitë”, ka thënë Kim.

Pavarësisht se çifti mbretëror ka marrë pjesë në një ngjarje gala për mbledhjen e fondeve para se të shkonin në ditëlindjen e Jennerit, Kim mendon se ditëlindjet kanë më shumë karakter feste.

“Mbledhja e fondeve mendoj se ka qenë në rregull. Por ndoshta festa e vallëzimi e gjithçka, ka qenë pak e tepërt, prandaj vendosëm t'i hiqnim, në mënyrë që ta nderonim ‘Remembrance Day’”, ka thënë tutje Kim.

Tutje ajo ka treguar se nuk i ka pëlqyer fare reagimi që kanë bërë fansat në lidhje me këtë.

“E urrej mënyrën se si është reaguar ndaj kësaj. U shndërrua në çmenduri qesharake që thjesht nuk do të duhej”, ka thënë themeluesja e brendit të veshjeve të brendshme “Skims”.