Reperit amerikan, Kanye West i është hequr së fundmi viza australiane për shkak të fanatizmit të shprehur në këngën e tij të fundit "Heil Hitler", ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Tony Burke të mërkurën.
Burke ka zbuluar se West udhëton rregullisht në Australi, ku ka lindur gruaja e tij Bianca Censori, raporton AP.
Familja e Censorit jeton në Melbourne.
Kënga "Heil Hitler", është kritikuar si një homazh antisemitik për diktatorin fashist gjerman Adolf Hitler.
"Ai ka ardhur në Australi për një kohë të gjatë. Ai ka familje këtu. Dhe ka bërë shumë komente fyese të cilat zyrtarët e mi i panë përsëri pasi ai publikoi këngën 'Heil Hitler', dhe nuk ka më vizë të vlefshme në Australi", ka thënë Burke për Korporatën Australiane të Transmetimeve.