Këngëtari Justin Timberlake, gjatë këndimit në një ndër koncertet që po mban në Austin, Texas, ka ndërprerë këndimin pasi ka parë se një adhurueses iu desh ndihmë mjekësore.
43 vjeçi ishte duke performuar këngën e tij të famshme “Cry Me a River”, ndërkohë që në fund të këngës ai ndaloi këndimin në mënyrë që t’i ndihmonte adhuruese duke i thirrur rojet e sigurimit dhe duke kërkuar që të ndizeshin dritat, raporton Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVIDEO:
@lionlatch WHAT A SHOW! @Justin Timberlake #justintimberlake #atx
♬ original sound - Lion Latch
“Na falni të gjithë, një sekondë, një sekondë. Na duhet pak ndihmë këtu, pesë rreshta më poshtë”, ka thënë Timberlake.
Më pas ai pret për pak momente dhe e pyet adhuruesen “a je mirë?”, para se të jap pëlqimin me anë të gishtit të madh të dorës e të thotë “s’ka problem”.
“ Mirë, jemi mirë”, shton Timberlake ndërkohë që fillon të duartrokas bashkë me publikun.

Një adhuruese prezente në audiencë tregoi se një gruaje që ishte ulur para saj i duhej ndihmë.
“Fatmirësisht, në afërsi patëm doktorë dhe ajo mori ndihmën që i duhej”, ka thënë adhuruesja, ndërkohë që nuk u bë e ditur se çfarë lloj ndihme i është dashur adhurueses tjetër.
Ky ishte koncerti i dytë, si pjesë e turneut që Timberlake po mban në SHBA.