Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber janë shfaqur së bashku pas shqetësimeve të fansave për shëndetin e tij dhe thashethemeve për gjendjen e tyre martesore.
Pavarësisht spekulimeve se marrëdhënia e tyre është e tensionuar, çifti është parë në humor të mirë teksa ecnin rrugëve të Los Angelesit në fundjavë, raportoi “Daily Mail”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDalja e tyre e parë publike pas disa kohësh u bë pasi u raportua se miqtë e ngushtë dhe të dashurit kanë arritur deri aty sa të sugjerojnë këshillim për martesë për çiftin.
Një burim ka thënë për “Daily Mail” se 28-vjeçarja e dëshiron sërish Justinin me të cilin ka rënë në dashuri.
“Ashtu siç është marrëdhënia e tyre tani, ata të dy e dinë se mund të jetë më mirë. Nuk është aq e keqe sa thonë disa, por është e tendosur”, ka thënë ky burim.