Ylli i muzikës, Justin Bieber, ka ngritur shqetësime te fansat e tij për pamjen e tij, teksa për të tretën herë brenda javës dukej i lodhur nëpër rrugët e Nju Jorkut.
Gjendja e tij ka nxitur thashetheme për probleme në martesën e tij gjashtëvjeçare me Hailey Bieber.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimeve të “Daily Mailit”, Bieber po lufton me izolimin dhe ankthin nga turmat e mëdha, duke preferuar të qëndrojë në shtëpi ndërsa Hailey është më e angazhuar me punën.
“Justini ka qenë duke luftuar për dy vitet e fundit dhe një pjesë e rëndësishme e kësaj është për shkak të shqetësimit të tij për të qenë në situata të caktuara publike. Atij i është krijuar një frikë e thellë për të qenë jashtë në hapësira me shumë njerëz. Kjo është një nga arsyet pse ai nuk ka bërë asnjë turne për tash e një kohë”, ka thënë burimi.
Edhe miqtë e Haileyt kanë shprehur shqetësim për “sjelljen e papranueshme” të Justinit, me disa që thuhet se i kanë kërkuar asaj që të largohet nga muzikanti.
“Hailey është duke luftuar me Justinin pothuajse që nga fillimi i martesës. Ajo e do atë çmendurisht, por sjellja e tij ndonjëherë është e papranueshme. Ajo ka duruar shumë”, ka shtuar burimi.