Juria në gjyqin kundër Sean “Diddy” Combs ka njoftuar trupin gjykues se kanë arritur në një vendim unanim sa u përket akuzave 2, 3, 4 dhe 5, por se nuk kanë mundur të arrijnë në një vendim unanim për akuzën e parë.
Akuza e parë është për shantazh dhe konspiracion. Akuza e dytë ka të bëjë me trafikimin seksual të Cassie Venturas, e treta me prostitucion ndaj Venturës e të tjerave, e katërta trafikim seksual të një viktime tjetër dhe akuza e pestë është transport me qëllim prostitucionin të disa viktimave.
Gjykatësi i është drejtuar jurisë që të vazhdojë diskutimin për të arritur në një vendim unik për akuzën e parë, raportoi CNN.
“Kam marrë letrën tuaj se keni arritur në vendim për akuzat 2 deri në 5, por jo për të parën. Ju kërkoj që të vazhdoni diskutimin”, ka thënë gjykatës Arun Subramanian.
Juria është përgjigjur se diskutimin do ta vazhdojnë të mërkurën.