Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Josh Hartnett në rolin e vrasësit serik në filmin “Trap”

Josh Hartnett

Adhuruesit e filmave janë mahnitur me trailerin e ri të projektit të fundit kinematografik të regjisorit M Night Shyamalan, me titull “Trap”.

Filmi në fokus e ka një baba i cili e shoqëron vajzën e tij tinejxhere në një koncert. Aty kryepersonazhi i portretizuar nga aktori Josh Hartnett zbulon se i gjithë koncerti është organizuar për ta vënë në kurth një vrasës serik të cilin policia ka kohë që e përndjekë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, vrasësi është pikërisht ai, për çka e bija e tij dhe njerëzit përreth nuk e kanë as idenë më të vogël.

Duke marrë parasysh që filmat e Shyamalanit janë të famshëm për ngjarjet e papritura e misterioze, është pothuajse e pashmangshme që në komplot të ketë shumë më tepër nga sa duket në shikim të parë.

“Trap” fillon transmetimin nëpër kinema nga 9 gushti i këtij viti.