Aktori i njohur, Josh Duhamel, ka ndërtuar një shtëpi në Minnesota në mënyrë që fëmijët e tij të rriten larg Hollywoodit.
52-vjeçari, i cili ka dy fëmijë, Axlin 12 vjeç, me ish-partneren, këngëtaren Fergie, dhe Shepherdin, 20-muajsh me gruan aktuale, Audria Mari, ka thënë se donte të sigurohej që fëmijët t’i rriten larg dritave të Los Angelesit.
“E di, 16-17 vjet më parë, kur e ndërtova këtë vend, më dukej sikur po rijetoja rininë time, sepse jam rritur në pyjet e Dakotas. Të jem në gjendje t’ua përcjell këtë edhe fëmijëve, është diçka shumë e mirë”, ka thënë ai për E News!
Megjithatë ai ka pranuar se Los Angelesi është fantastik, por ka thënë se fëmijët e tij do të mund të përfitonin shumë nëse rriten në një tjetër ambient.
“Është gjithashtu mirë që t’i çosh në mal, të përlyhen pak e t’i mësojnë gjërat që kam mësuar unë duke u rritur”, ka thënë aktori.
Më herët gjatë këtij vitit, Duhamel ka treguar se ka hequr dorë nga jeta në Los Angeles pasi që dëshiron t’i kthehet gjërave bazike.
Ylli ka thënë se kohët e fundit stili i tij i jetesës është krejtësisht ndryshe.
“Bëj filma e emisioni televizive dhe më pëlqen shumë kjo punë me të vërtetë, por ndjeja nevojë të shkojë t’i bëj disa punë me duart e mia, të rregulloj gjëra, e krijoj diçka thjesht duke bërë gjëra bazike që i marrim sikur të mirëqena”, pati thënë Duhamel për People.
Pavarësisht kësaj ai ka thënë se jeta rurale ka shumë sfida.
“Vazhdimisht mundohemi që t’i mbajmë larg minjtë, që të mos hyjnë në shtëpi. Kjo është një sfidë e vazhdueshme njeri-natyrë me të cilën përballemi”, ka thënë ndër të tjera aktori.