Joe Alwwyn duket është lidhur shumë me Emma Stone, shoqen më të mirë të ish-të dashurës së tij Taylor Swift.
Aktori 33-vjeçar britanik ka luajtur së bashku me shoqen më të mirë të ish-të dashurës së tij, në dy filma, “Yorgos Lanthimos' 2018 flick 'The Favourite'” dhe projektin e tyre të fundit “Kinds of Kindness”, dhe ai ka pranuar se është i nderuar të ketë yllin e “La La Land' në jetën e tij.
“Jam shumë me fat që jam afër saj, ajo është më e mira”, ka thënë ai në një intervistë në Entertainment Tonight, raporton FamaleFirst.
"Ajo padyshim është e talentuar në mënyrën më të mirë dhe është thjesht më e mira”, ka shtuar ai.
Ema, 35 vjeçe, e kishte lavdëruar Alwyn gjatë xhirimit të filmit të ri.
“E dua Joein ... ai është një nga njerëzit më të ëmbël që kam takuar ndonjëherë", raportohet të ketë thënë ajo. Këtë deklaratë Stone thuhet se e ka bërë pata se Joe t’i ndanë rrugët me këngëtaren 34-vjeçe Swift.
Fjalët e mira të Joes për Stone vinë disa ditë pasi ai kishte deklaruar se dëshiron që fansat t’i kuptojnë vështirësitë e ndarjes së tij nga Taylor.
Ata kanë qenë bashkë nga vitit 2016 deri në vitin 2023.