Showbiz

Jimmy Kimmel me mesazh Krishtlindjesh për britanikët

Jimmy Kimmel

Jimmy Kimmel

Komediani i njohur, Jimmy Kimmel, i cili udhëheq një nga emisionit më të famshme që transmetohen natën vonë, që u anulua për pak ditë pas presionit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përgatitur një  mesazh Krishtlindjesh, përmes një videoje, për audiencën  britanike.

Në mesazhin e tij, që shfaqet ne Chanel 4, Kimmel flet rreth vitit të parë të qeverisjes së dytë të Trumpit, dhe e quan “rritje të fashizmit”, ka raportuar The Guardian.

Duke qëndruar ulur në kolltuk, pranë një tavoline me një filxhan çaji e biskota, ai thotë se “nga perspektiva fashiste, ky ka qenë vit shumë i mirë”.

Ai gjithashtu pritet të tërheqë vërejtjen se liria e shtypit do të mund të cenohet shpejt, dhe i bën thirrje publikut britanik t'i rezistojë sulmeve të fjalës së lirë.

VIDEO:

Emisioni i Kimmelit u pezullua në muajin shtator, pasi ai ka bërë disa komente për vrasjen e aktivistit politik Charlie Kirk.

Ndërkohë Trump e pati lavdëruar veprimin që bëri televizioni ABC, me suspendimin e emisionit.

Vendimi i këtij televizioni erdhi pas presionit që Shtëpia e Bardhë i kishte bërë kompanisë amë të tij, “Disney”.

Por veprimi shkaktoi reagime të shumta te shikuesit, prezantuesit e tjerë të emisioneve që transmetohen natën vonë, si dhe kampanjat për fjalën e lirë, gjë që çoi në vendimin e radhës që emisioni i Kimmelit të rikthehej në transmetim.

Në mesazhin alternativ të Krishtlindjes, Kimmel pritet t'i nderojë ata që kritikuan suspendimin e tij.

“Ai ka thënë se arsyeja që është rikthyer në transmetim është sepse njerëzit kanë folur dhe kanë protestuar”, ka thënë një burim nga televizioni Chanel 4.

Komediani i ka vlerësuar shikuesit edhe përmes emisionit të tij në javën e kaluar, në monologun përmbyllës të këtij vitit.

“Në emër të të gjithë neve në këtë emision, dua të them se e vlerësojmë mbështetjen tuaj, entuziazmin, dhe jo vetëm që na shikoni. Këtë vit, ju na nxorët nga një vrimë, gjë për të cilën nuk mund të ju falënderoj mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Kimmel gjithashtu ka thënë se është më rëndësi të ceket se shumë amerikan duan që shokët e tyre nëpër vende të tjera të botës, ta dinë se ata nuk janë të kënaqur me atë që po ndodhë në SHBA nën administrimin e Trumpit.