Showbiz

Jennifer Lopez thotë se nuk e ka ndjerë asnjëherë dashurinë e vërtetë

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez

Foto: Associated Press

Aktorja e këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka pranuar se ndoshta “nuk ka përjetuar kurrë dashuri të vërtetë”, duke thënë se burrat në jetën e saj “nuk kanë qenë të aftë t’ia japin dashurinë që ajo kërkonte”.

Ylli 56-vjeçar, e cila është martuar dhe divorcuar katër herë, ka folur hapur në emisionin e Howard Stern në SiriusXM, ku ka treguar se për vite me radhë ka menduar se problemi ishte tek ajo, por tani e sheh ndryshe, ka raportuar FemaleFirst.

“Ajo që mësova nuk është se nuk mund të më duan, por që ata nuk janë të aftë… Nuk e kanë atë ndjenjë brenda vetes. Më dhanë gjithçka që kishin, çdo herë. Unazat, shtëpitë, martesat… të gjitha. Por…”, ka thënë Lopez.

Aktorja dhe këngëtarja pranoi se një pjesë e problemit vinte edhe nga ajo vetë.

“Në atë kohë, unë nuk e doja veten”, ka thënë Lopez.

Pas divorcit me aktorin Ben Affleck në vitin 2024, pas dy vitesh martesë, aktorja, ka thënë se kjo përvojë e ka ndryshuar plotësisht.

“Kur u divorcova herën e fundit, ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Sepse më detyroi të filloja një udhëtim të brendshëm. Kisha një trajner shpirtëror, një terapist individual, një terapist për çiftet, madje edhe një trajner për të kuptuar varësinë. I kisha të gjitha. Thashë me vete: ‘Do ta zbuloj këtë, edhe nëse më merr jetën!’”, ka thënë tutje ajo.

Lopez, e cila ka binjakët 17-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ka shtuar se tani është më e vetëdijshme.

“Tani mund të ulem këtu shumë më e vetëdijshme për atë që kam përjetuar, për mënyrën si kam mësuar të dua, për ndjenjat e mungesës së dashurisë që kam pasur nga prindërit apo nga jeta. Tani e di kush jam dhe e vlerësoj veten, me të gjitha anët e mira dhe ato të ndërlikuarat”, ka thënë ylli.

Aktorja e filmit “Hustlers” ka thënë gjithashtu për CBS Sunday Morning se pas ndarjes ka përjetuar një periudhë të qetë dhe të bukur.

“Kjo verë ishte ndoshta më e mira që kam pasur ndonjëherë. Po i shijoj gjërat më shumë. Kuptova se gëzimi qëndron te vetë jeta… në përqafimin e saj me të mirat dhe të këqijat. Kohët e vështira janë mësime, dhe duhet t’i kuptosh ato. Nëse ndarja nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta kisha kuptuar këtë”, ka thënë ajo.

Top of Form

Bottom of Form