Jennifer Lopez po paditet për postimin e fotove të saj në një ngjarje në Hollywood, pasi një fotograf dhe agjenci kanë thënë se ajo nuk u ka marrë leje që t’i përdorë ato.
Këngëtarja i ka shpërndarë fotot në rrjete sociale të saj. Fotografi Edwin Blanco dhe “Backgrid”, agjencia për të cilën punonte ai, kanë ngritur me arsyetimin se të dy kanë të drejta autoriale mbi fotot.
“Backgrid” dhe Blanco po kërkojnë dëmshpërblim në vlerë prej 150,000 dollarësh për secilën foto.
Pasi Lopez publikoi fotot në Instagram, disa media i morën dhe i përdorën në faqet e tyre.
Lopez është përballur edhe herë të tjera me padi të këtij lloji kur ka shpërndarë foto të shkrepura nga të tjerë.