Ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez, mori një shumë marramendëse për performancën e saj në dasmën e një miliarderi në Indi gjatë fundjavës.
Në dasmën ku morën pjesë shumë yje, përfshirë edhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të dalë në skenë.
56-vjeçarja e ndezi atmosferën duke u paraqitur me disa kostume, ndërsa këndoi hitet e saj “Ëaiting for Tonight” dhe “Get Right”, raportoi të martën “TMZ”.
Ajo nderoi nikoqirët duke veshur fillimisht një sari – veshje tradicionale në Indi – rozë, para se të zhvishej në një kostum të zi për ta vazhduar performancën.
Por këto nuk ishin veshjet e vetme, Lopez veshi edhe një kostum ngjyrë ari, e më pas edhe një tjetër ngjyrë bezhë me gurë të çmuar e me çizme të gjata deri në gju.
Një video e publikuar në platformën "X" paraqet JLo-në duke e përmbyllur performancën e saj me një dolli për nusen dhe dhëndrin.
“Qofshin të bashkuara këto familje në këtë ditë të mrekullueshme dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, ka thënë ajo duke cakërruar gotat.

