Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tërheqin nga shitja shtëpinë luksoze

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Ish-çifti i njohur i showbizit, artistja, Jennifer Lopez dhe aktori, Ben Affleck kanë tërhequr nga shitja vilën e tyre luksoze në Beverly Hills, me vlerë 68 milionë dollarë, vetëm disa muaj pasi e kishin ulur çmimin e shitjes.

Çifti tashmë i divorcuar, që i dha fund martesës në muajin janar të vitit 2025 pas dy vjetësh bashkëshortësi, ndërsa kishin qenë të fejuar edhe në fillim të viteve 2000, raportohet se e ka larguar nga listimet online shtëpinë me 12 dhoma gjumi, sipas TMZ.

Lopez dhe Affleck e blenë këtë rezidencë madhështore në muajin maj të vitit 2023 për 60.85 milionë dollarë. Në muajin shtator, ata hoqën 16 milionë dollarë nga çmimi fillestar, duke tentuar ta shisnin pronën për 52 milionë dollarë. Vila përfshin gjithsej 24 banjo.

Burime për TMZ kishin bërë të ditur se Affleck ishte i gatshëm të ulte çmimin e kërkuar, ndërsa Lopez dëshironte që prona të qëndronte në shitje për 68 milionë dollarë. Ish-çifti raportohet gjithashtu se kishte marrë një kredi hipotekare prej 20 milionë dollarësh për këtë shtëpi.

Ndërkohë, Lopez ka blerë një shtëpi të re në Hidden Hills, Kaliforni, por ka vazhduar të jetojë në vilën në Beverly Hillsit, derisa të përfundojnë rinovimet në pronën e re.

Nga ana tjetër, Affleck kishte blerë një vilë në Brentwood për 20.5 milionë dollarë, ndërsa vitin e kaluar ka investuar edhe në një pronë tjetër.

Më herët këtë vit, Lopez ka folur hapur për jetën e saj sentimentale, duke thënë se partneri i saj i ardhshëm duhet ta “respektojë” dhe ta “pranojë për gjithçka që është”.

Gjatë koncertit të saj “Up All Night” në Las Vegas, teksa performonte hitin e vitit 1999 “If You Had My Love”, ajo refletoi mbi dashurinë, dhimbjen dhe fuqinë personale.

“Në fillim, kur e këndova këtë këngë, isha shumë e re. E këndoja me shumë shpresë. E kam kënduar edhe kur kam qenë e trishtuar. E kam kënduar edhe kur kam qenë e lumtur. Por sot, e këndoj me fuqi”, ka thënë ajo.

Lopez ka vazhduar me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Sepse e vërteta është se, nëse doje ta kishe dashurinë time, do të duhej ta fitoje atë”.