Aktorja, Jennifer Lawrence, po pret fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.
Lajmin e ka bërë të ditur një ndër përfaqësuesit e Lawrence për revistën Vogue.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktorja dhe burri i saj, Maroney, i cili është drejtor në një galeri artesh, janë prindër të djalit Cy, i cili lindi në vitin 2022.
Ata janë të martuar që nga viti 2019.
Pasi lindi djalin e saj të parë, Lawrence foli hapur për mëmësinë në një intervistë për Vogue, në vitin 2022, ku pati thënë se i duket “e frikshme” të flasë për të qenit nënë sepse kjo ndjenjë është shumë e ndryshme për të gjithë”.
“Fatmirësisht kam shumë shoqe që kanë qenë të sinqerta. Ato më kanë thënë ‘ është e frikshme’ sepse mund të mos lidhesh menjëherë me ndjenjën e të qenit nënë, ‘mund të mos e duash atë ndjenjë menjëherë’. Prandaj isha e përgatitur që ta fal veten nëse gaboj”, pati thënë ylli.
Ajo pati treguar tutje se pasi lindi djalin, natën e parë, i është dukur sikur jeta e saj po rifillon.
“Kur e linda djalin, natën e parë, thash me vete ‘tash është dita e parë e jetës time’. Isha shumë e dashuruar me të. Zemra mu rrit aq shumë, nuk e kisha njohur atë ndjenjë deri në atë çast”, pati thënë ndër të tjera Lawrence.