Avokatët e Tatumit mohojnë pretendimet e Dewanit, duke thënë se vetëm po mundohet ta zgjasë procesin e divorcit
Ish-çifti i njohur i Hollywoodit, Jenna Dewan dhe Channing Tatum, janë duke shqyrtuar mundësitë për ndarjen e fitimeve që Tatum mori nga filmi i shumëpërfolur “Magic Mike”, raporton NBC News bazuar në disa dokumente gjyqësore që i publikoi.
Gjatë këtij muaji avokati i Dewanit ka argumentuar se filmi “Magic Mike”, përveç fitimeve në arkat filmike pati edhe përfitime të tjera financiare, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur aktorja ishte ende e martuar me Tatumin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati ka thënë se pasi gjatë asaj kohe çifti ka qenë bashkë, fitimet nga filmi duhen t’i ndajnë bashkërisht. Ai ka thënë gjithashtu se Tatum po mundohet t’i fsheh këto fitime financiare pasi “ka marrë njëqind për qind të këtyre fitimeve për vete pa dijeninë e Dewanit”.
Në anën tjetër avokati i Tatumit, u është përgjigjur këtyre pretendimeve duke thënë se klienti i tij asnjëherë nuk i ka mohuar Dewanit pjesën e saj të fitimeve të tij dhe gjithashtu ka thënë se Dewan është duke u munduar vetëm që ta zvarrisë më shumë procesin e divorcit.
Një përfaqësues i Dewanit, ndërkohë, i ka thënë revistës People se ajo vetëm po mundohet t’i ndajë fitimet në mënyrë sa më fer dhe ta përfundojë këtë kapitull.
Ata janë njohur gjatë xhirimit të filmit të mirënjohur “Step Up” në vitin 2006. U martuan tre vjet më vonë dhe bashkë kanë një vajzë. Ata u ndanë në vitin 2018.
Dewan aktualisht është në lidhje me aktorin Steve Kazee me të cilin ka një djalë. Kurse Tatum aktualisht është i fejuar me aktoren Zoë Kravitz.