Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jamie Lee Curtis flet me Michelle Obaman për miqtë e saj të ndjerë Rob dhe Michele Reiner

Jamie Lee Curtis, Craig Robinson dhe Michelle Obama

Jamie Lee Curtis, Craig Robinson dhe Michelle Obama

Aktorja Jamie Lee Curtis ka folur me emocione të forta për humbjen tragjike të miqve të saj të ngushtë, Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, Michele Reiner.

Në një paraqitje në podcastin "IMO with Michelle Obama and Craig Robinson", ajo tregoi se sa thellë e ka prekur kjo tragjedi familjen e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Video e podcastit:
 

Reiner dhe bashkëshortja e tij ishin kumbarët e vajzës së Curtis, Annie Guest, dhe vrasja e tyre në dhjetor të vitit 2025 përkoi pikërisht me ditëlindjen e saj.

“Rob dhe Michele janë kumbarët e saj. Vajza ime e mrekullueshme, që i donte shumë, si të gjithë ne, ka arritur ta përballojë dhimbjen dhe pikëllimin, ashtu siç na është dashur të bëjmë të gjithëve”, ka thënë Curtis, ka raportuar FemaleFirst.

Sipas autoriteteve, çifti u vra në shtëpinë e tyre, ndërsa mjekësia ligjore e qarkut të Los Angelesit konfirmoi se shkaku i vdekjes ishin “plagë të shumta nga mjete të mprehta”, duke e cilësuar rastin si vrasje.

Djali i tyre, Nick Reiner, është arrestuar dhe akuzohet për dy vrasje të shkallës së parë. Ai pritet të dalë në gjykatë më 29 prill dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi ose dënim me vdekje.

Curtis ka folur edhe për një moment shumë të vështirë për familjen, vetëm një javë pas tragjedisë, kur vajza e saj solli në jetë fëmijën e parë.

“Jetë në kushtet më të ashpra të jetës dhe njëkohësisht në kushtet më të bukura dhe perfekte të saj”, ka thënë aktorja.

Në një deklaratë të mëhershme për Variety, Curtis pati thënë se fokusi i vetëm tani është te fëmijët dhe familja e ngushtë e tyre.

“Fokusi ynë i vetëm tani është te fëmijët dhe familjet e tyre të afërta. Do të ofrojmë çdo mbështetje të mundshme. Kemi humbur miq të mëdhenj. Ju lutem na jepni kohë për të vajtuar. Jemi të mpirë, të trishtuar dhe të tronditur nga vdekjet e dhunshme dhe tragjike të miqve tanë të dashur”, pati thënë ajo.

Rob Reiner kishte ndërtuar një karrierë të shquar si aktor dhe regjisor, duke u bërë fillimisht i njohur në serialin “All in the Family” dhe më pas duke realizuar filma të suksesshëm si “When Harry Met Sally”, “Stand by Me” dhe “A Few Good Men”.

Ai konsiderohej një nga emrat më të rëndësishëm të kinemasë amerikane moderne, falë aftësisë për të sjellë histori të forta dhe personazhe të paharrueshëm në ekran.