Këngëtarja amerikane, Ice Spice, është përballur me kritika të ashpra në rrjetet sociale pasi u shfaq me një veshje tejet provokuese në një aktivitet të dedikuar për fëmijë në New York, raportoi të shtunën “Daily Mail”.
Artistja 25-vjeçare mori pjesë të mërkurën mbrëma në shfaqjen e filmit “The SpongeBob Movie: Search for SquarePants”, ku kishte zgjedhur një fustan të bardhë transparent, nën të cilin dukej veshja intime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamja e saj, e shoqëruar edhe me një dekolte të theksuar, u konsiderua nga shumë ndjekës si e papërshtatshme për një premierë filmi për fëmijë.


Reagimet në platformën X ishin të menjëhershme dhe të shumta. Shumë përdorues e cilësuan paraqitjen e saj si të neveritshme dhe të papërshtatshme për një ngjarje të tillë.
“Të veshësh këtë në një event për fëmijë është me të vërtetë e neveritshme”, ka thënë një prej komentuesve në rrjet.
“Çfarë zgjedhjeje e çuditshme për të promovuar një film për fëmijë”, komentoi një tjetër.
Pavarësisht kritikave, Ice Spice ka një lidhje profesionale me filmin, pasi kënga e saj e re “Big Guy” është pjesë e kolonës zanore.