Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hospitalizohet Zac Efron

Zac Efron

Zac Efron

Aktori i njohur, Zac Efron, është hospitalizuar pas një incidenti të vogël që i ndodhi në pishinën e vilës ku po qëndronte në Spanjë.

Tani ai është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan TMZ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një përfaqësues i Efronit i ka thënë TMZ-së se aktori u dërgua në spital në mënyrë që të bënte një kontroll rutinë pas një incidenti të vogël që i ndodhi në pishinën e një vile në Ibiza.

“Jemi informuar se ai është liruar nga spitali dhe po përmirësohet shumë mirë”, ka thënë ai.

Efron, ka kohë që po qëndron në Evropë. Gjatë muajit të fundit janë bërë publike fotografi të tij në Ibiza, Mykonos e Paris.