Showbiz

“His & Hers” drama e re kriminalistike e Netflixit

His & Hers

Platforma e njohur digjitale, Netflix, ka publikuar trailerin e dramës së re kriminale, “His & Hers, ku luajnë aktorët yje Tessa Thompson dhe Jon Bernthal.

Seriali është adaptim i romanit me të njëjtin titull të Alice Feeney, botuar në vitin 2020.

Ngjarja në “His & Hers “zhvillohet në vapën përvëluese të Atlantas. Kryepersonazhi, Anna, jeton në një izolim të frikshëm, duke u shkëputur gradualisht nga miqtë dhe karriera e saj si prezantuese lajmesh. Por kur ajo dëgjon për një vrasje në Dahlonega – qyteti i qetë ku është rritur – ajo vihet me pasion pas çështjes dhe kërkon përgjigje. Detektivi Jack Harper dyshon në mënyrë të çuditshme për përfshirjen e saj, duke e vënë Annan në shënjestër të hetimit të tij. Ka gjithmonë dy anë të çdo historie: e tija dhe e saja, që do të thotë se dikush gjithmonë po gënjen.

Seriali gjashtë-episodësh nis transmetimin në Netflix nga 8 janari i vitit të ardhshëm.