Showbiz

Harry dhe Markle mund të përfshihen në dokumentarin për Princeshën Diana

Princesha Diana

Një dokumentar për Princeshën Diana mund të prodhohet nga Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussexit, për Netflix.

Çifti mbretëror ka nënshkruar një kontratë të re me gjigantin e transmetimit në fillim të këtij muaji dhe thuhet se është diskutuar përfshirja e Dukës së Sussexit në një program që shënon 30-vjetorin e vdekjes së nënës së tij Diana në një aksident me veturë në Paris, i cili bie në vitin 2027.

"Nëse Harry dëshiron ta bëjë këtë, atëherë Netflix do t'ia kafshojë dorën”, ka thënë një burim për gazetën The Sun. 

Mendohet se disa shfaqje janë propozuar gjatë bisedimeve për vazhdimin e kontratës së Harry dhe Meghan me Netflix.

Një seri e dytë e shfaqjes së stilit të jetës së dukeshës “With Love”, Meghan do të transmetohet nga e marta e ardhshme në platformë dhe Netflix gjithashtu do të shfaqë një "special festiv" të programit në dhjetor. 

Çifti i cili është zhvendosur në Kaliforni pasi dhanë dorëheqjen si anëtarë aktivë të familjes mbretërore britanike në vitin 2020, është gjithashtu i përfshirë në një dokumentar të shkurtër për jetimët në Ugandë të quajtur Masaka Kids, A Rhythm Within.

Harry ishte vetëm 12 vjeç kur Diana ka vdekur pas aksidentit me veturë në vitin 1997 dhe e ka përshkruar se si humbja ishte "e madhe dhe izoluese" për të.