Aktorja e njohur, Halle Berry, nuk do të marrë pjesë në kastën e aktorëve të serialit dramë “All’s Fair”, të regjisorit Ryan Murphy.
Fituesja e çmimit “Oscar” fillimisht u emërua si producente e edhe si aktore në serialin që ka të bëjë me një firmë ligjore të drejtuar nga gratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoli në serialin, ku do të luajnë yjet si Glenn Close e Kim Kardashian, do të ishte i rrallë për Berryn, e cila zakonisht punon në filma.
“Variety” ka shkruar se fajet për mospjesëmarrjen e Berryt i pati një konflikt që u bë rreth orarit.
Filmat e ardhëm që do të luajë aktorja janë “Never let go” dhe “The Union”, i cili do të transmetohet në platformën Netflix.