Showbiz

Gwyneth Paltrow tregon mënyrën e pazakontë për t'u përballur me ankthin

Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur dhe themeluesja e re markës së mirëqenies “Goop”, Gwyneth Paltrow, ka treguar se një nga mënyrat e saj më të pazakonta për t’u përballur me ankthin është “të dalë për shëtitje dhe t’u bërtasë shkurreve”.

53-vjeçarja ka pranuar se ankthi është diçka që “nuk mund ta shmangë plotësisht”, por se ka zhvilluar mënyra personale për ta menaxhuar.

“Nuk mund ta shmang vërtet ankthin, por përpiqem ta zbus duke kujtuar gjërat për të cilat jam mirënjohëse, duke marrë frymë thellë, duke dalë për shëtitje dhe duke u bërtitur shkurreve, si dhe duke u treguar e mirë me veten”, ka thënë ajo gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ka raportuar FemaleFirst.

Një ndjekës tjetër e ka pyetur se si e shmang mbingarkesën dhe lodhjen e tepërt nga puna, dhe Paltrow u përgjigj me sinqeritet të plotë.

“Nuk e kam shmangur asnjërën. Jam e mbingarkuar dhe e lodhur, por këtë vit po përpiqem të bëhem pak më e mirë në këtë drejtim, duke i dhënë përparësi gjumit dhe duke vendosur kufij më të qartë mes punës dhe kohës jashtë saj. Por kam ende punë për të bërë”, ka thënë ajo.

Në muajin nëntor të vitit 2025, aktorja ka folur hapur edhe për ndjesinë se është vazhdimisht “e tërhequr në shumë drejtime” dhe se edhe një email negativ nga puna mund të ndihet si “një shuplakë në fytyrë”.

“Kam jetuar ditë shumë intensive nën vëmendjen publike për një kohë shumë, shumë të gjatë. Dhe kur je në mëshirën e opinioneve të njerëzve dhe gjithë energjisë që vjen pas tyre, jam shumë e ndjeshme, si shumica prej nesh, e ndiej këtë dhe kjo më lodh sistemin nervor”, pati thënë ajo në podcastin Goop.

Paltrow ka theksuar se mbështetja e familjes e ndihmon, por vuri në pah edhe ndikimin e ndryshimeve hormonale në gjendjen e saj emocionale.

“Mendoj se edhe faza hormonale e jetës sime ka ndikim. Për herë të parë në jetën time kam shumë ankth, që është thjesht një simptomë e ndryshimeve hormonale. Mendoj se lidhet me dominimin e estrogjenit. Të jep vërtet shumë ankth. Pra, një pjesë është fiziologjike, një pjesë psikologjike, një pjesë emocionale dhe një pjesë lidhet me jetën publike”, ka thënë ajo.