Showbiz

Gruaja e Justin Timberlake thotë se është fansja e tij më e madhe

justin timberlake

Jessica Biel, aktorja e “The Better Sister”, është shfaqur shpesh në publik gjatë koncerteve të turneut botëror “Forget Tomorrow” të bashkëshortit të saj, Justin Timberlake, duke mos u mbajtur nga entuziazmi për performancat e tij. Ajo ka treguar për E! News se ndihet si një nga fanset e tij më të mëdha dhe nuk e shqetëson se duket si e çmendur, duke vallëzuar për dy orë e gjysmë.

“Unë e dua muzikën e tij dhe nuk më intereson, do ta them thjesht, e adhuroj. E dua si artist dhe si interpretues,” tha aktorja, me të cilën Justin ka dy djem, Silas, 10 vjeç, dhe Phineas, 5 vjeç.

43-vjeçarja gjithashtu e përshkroi Timberlake si “shokun më të mirë” dhe vlerësoi mirëkuptimin që ndajnë për karrierat e tyre, duke theksuar se mbështetja reciproke u ndihmon të përballojnë oraret e çuditshme dhe kohën larg njëri-tjetrit.

Ndërkohë, Timberlake u diagnostikua vitin e kaluar me sëmundjen Lyme. Sipas një burimi për People, ai kishte injoruar simptomat fillimisht, duke menduar se ishin pasojë e lodhjes dhe turneut të gjatë, por gruaja e tij e nxiti që të kërkonte ndihmë mjekësore. “Ajo mund ta kuptonte që ai nuk ishte vetvetja. Jessica është jashtëzakonisht mbështetëse,” tha burimi.