Fqinjët e biznesmenit të njohur, Jeff Bezos, dhe gruas së tij, Lauren Sanchez, në shtëpinë e të cilëve është mbajtur festa e ditëlindjes së 70-të të ylli televiziv, Kris Jenner, kanë thirrur policinë për t'u ankuar për zhurmën që dëgjohej nga festa.
Një burim ka thënë për TMZ, se “zhurma dhe shqetësime” ka pasur te fqinjët e Bezosit e Sanchez Bezosit, që vinin nga shtëpia e tyre 165 milionë dollarëshe, ku u mbajt festa, tema e së cilës ishte inspirim nga filmi i njohur “James Bond”.
Mediumi gjithashtu ka raportuar se policia ka folur me sigurimin dhe se ka lëshuar një paralajmërim.
Zhurma të mëdha janë dëgjuar ndërkohë që po performonte këngëtari Bruno Mars dhe sipas TMZ-së, turma në këtë është çmendur tërësisht.
Disa nga të ftuarit e famshëm që ishin prezent në këtë ngjarje ishin, gazetarja e mirënjohur Oprah Winfrey, këngëtarja Mariah Carey, aktori Vin Diesel, si dhe drejtori i METAS, Mark Zuckeberg.
Aty ishte i pranishëm edhe princi Harry me bashkëshorten, Menghan Markle.
Gjithashtu edhe anëtarë të familjes, Kardashian-Jenner, Kourtney, Kendall, Kylie, Kim, Khloe, bashkëshorti i Kournteyt, këngëtari Travis Barker, si dhe ish-partneri i saj, Scott Disick, ish-partneri i Khloes, Tristan Thompson, si dhe i dashuri 44 vjeçar i Krisit, aktori, Corey Gamble.
“Kris dukej shumë bukur më stil ‘old Hollywood glam’. Te gjithë po flisnin se sa bukur po dukej ajo”, ka thënë një burim për People.
Ngjarja ishte me të vërtetë private pasi nuk ka pasur kamera të pranishme nga as nga ekipi i reality showt të tyre.
“S’ka pasur kamera duke xhiruar”, ka thënë tutje burimi.