Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi i ri i Zendayas i jep fund serisë së sukseseve të saj në arkat filmike

Zendaya

Zendaya

Foto: Associated Press

Filmi më i ri i aktores Zendaya, i titulluar “The Drama”, ka ndërprerë një seri prej tetë vitesh ku filmat e saj debutonin në vendin e parë në arkat filmike gjatë fundjavës së premierave.

Filmi, ku ajo luan përkrah aktorit Robert Pattinson, u rendit në vendin e tretë në tregun amerikan gjatë fundjavës së Pashkëve. Kjo është hera e parë që nga filmi “Smallfoot” i vitit 2018 që një film me Zendayan nuk arrin menjëherë në vendin e parë, ka shkruar The Independent.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas atij filmi, ajo kishte një seri të pandalshme suksesi me projekte që debutuan të gjitha në krye të listave, përfshirë filmat “Spider-Man: Far From Home”, “Space Jam: A New Legacy”, “Dune: Part One”, “Spider-Man: No Way Home”, “Dune: Part Two” dhe “Challengers”.

Megjithatë, “The Drama” pati një performancë të mirë për standardet e studios A24, duke arkëtuar rreth 14.4 milionë dollarë. Kjo shumë tejkalon një tjetër film të studios, “Materialists”, por nuk mjaftoi për të konkurruar me dy filmat kryesorë të momentit.

Në vendin e dytë u rendit filmi “Project Hail Mary”, një film fantastiko-shkencor me aktorin Ryan Gosling, ndërsa vendin e parë e mori “The Super Mario Galaxy Movie”, i cili theu rekorde.

Filmi i animuar ka regjistruar një hapje shumë të fortë, me 48.3 milionë dollarë vetëm ditën e parë dhe rreth 130.9 milionë dollarë gjatë fundjavës festive, duke u bërë një nga filmat më fitimprurës të vitit 2026 deri tani.

Ani pse nuk arriti të dominojë në arkëtime, “The Drama” ka tërhequr shumë vëmendje për shkak të një kthesë të diskutueshme në ngjarje, e cila u kritikua që para premierës.

Filmi është drejtuar nga Kristoffer Borgli dhe prodhuar nga Ari Aster.

Historia ndjek një çift të fejuar, ku personazhi i Zendayas zbulon një sekret të errët që vë në pikëpyetje marrëdhënien e tyre.

Në film luajnë edhe Alana Haim, Mamoudou Athie, Hailey Benton Gates dhe Zoë Winters.

Megjithatë, Zendaya pritet të rikthehet shpejt në krye me projektet e saj të ardhshme.

Filmi i saj i radhës është “The Odyssey” nga Christopher Nolan, që pritet të dalë në muajin korrik. Pas tij vjen “Spider-Man: Brand New Day”, dhe më pas, në muajin dhjetor, “Dune: Part Three”, ku ajo do të luajë sërish përkrah Pattinson dhe aktorit Timothée Chalamet.