Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Emma Stone, ka bërë të ditur se dëshiron që njerëzit ta njohin me emrin e saj të vërtetë, Emily.
“Do të ishte shumë mirë. Do të doja të jem Emily”, ka thënë 35 vjeçja për The Hollywood Reporter.
Emma e adoptoi emrin e saj të showbizit kur u regjistrua si aktore në fillim të karrierës së saj, por preferon që kolegët ta thërrasin në emrin e vërtetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo më parë pati treguar se për emrin e showbizit ishte inspiruar nga këngëtarja e grupit të mirënjohur të muzikës, “Spice Girls”, Emma Bunton.
“Ndërsa rritesha isha shumë bionde dhe emri im i vërtetë është Emily, por doja të më thërrisnin Emma, ndërsa tani jam me të vërtetë Emma. Kur isha në klasë të dytë i pata thënë mësueses të më thërriste Emma, për shkak të Emma Lee Buntonit të grupit Spice Girls”, pati thënë aktorja në emisionin e komedianit të mirënjohur Jimmy Fallon.
@fallontonight EmmaStone’s name was inspired by @Emma Bunton of @Spice Girls. #FallonFlashback #SpiceGirls
♬ original sound - FallonTonight
Më pas ajo tregoi se ishte adhuruese e grupit dhe shkoi në koncert të tyre gjatë viteve '90 dhe pastaj në një tjetër në vitin 2008.