Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë

Emma Heming Willis dhe Bruce Willis

Emma Heming Willis dhe Bruce Willis

Foto: Associated Press

Modelja Emma Heming Willis dhe aktori Bruce Willis kanë festuar 17-vjetorin e martesës së tyre. Çifti u martua më 21 mars 2009 në Ishujt Turks dhe Caicos.

Për këtë përvjetor, Emma ka ndarë një fotografi nga dasma, ku Bruce e mban në krahë në plazh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam krijuar për ta dashur atë. 17 vjet”, ka shkruar Emma.

Fansat reaguan menjëherë me urime dhe mesazhe dashurie për çiftin, i cili u njoh për herë të parë në një palestër në Los Angeles në vitin 2007.

Përvjetori erdhi vetëm dy ditë pasi Bruce festoi 71-vjetorin e lindjes. Aktori po përballet me demencë frontotemporale (FTD), sëmundje që ndikon në sjellje, personalitet dhe gjuhë.

“Kjo rrugë me FTD më ka hapur sytë për realitetin që përballen shumë familje. Kjo më frymëzoi të krijoj fondin ‘Emma + Bruce Willis’ për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbështetur kujdestarët”, ka shkruar Emma për ditëlindjen e bashkëshortit.

Ajo gjithashtu ka shtuar se kushdo që dëshiron ta nderojë aktorin le ta mbështesin fondin që ka krijuar.

“Nëse doni ta nderoni Brucen sot, mbështesni këtë fond ose thjesht kujdesuni për dikë që kujdeset për të tjerët. Një gjest i vogël mund të ketë shumë kuptim”, ka thënë ajo.

Bruce u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022 pasi u diagnostikua fillimisht me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur dhe komunikim. Në vitin 2023, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u diagnostikua me demencë frontotemporale.

Emma ka zbuluar se bashkëshorti i saj nuk është i vetëdijshëm për sëmundjen.

“Bruce nuk e ka kuptuar kurrë plotësisht. Në një farë mënyre, kjo është një bekim… jam e lumtur që ai nuk e di”, ka thënë ajo.

Duke folur për përvojën e saj si kujdestare, Emma ka theksuar rëndësinë e kujdesit për veten.

“Si gra, shpesh vendosim veten në fund. Por nëse nuk kujdesesh për veten, është e pamundur të kujdesesh për ata që i do”, ka thënë ajo.

Emma dhe Bruce kanë dy vajza së bashku, ndërsa aktori ka edhe tre vajza nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Demi Moore.