Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eddie Murphy merr çmimin prestigjioz për kontributin e tij në film

Eddie Murphy

Eddie Murphy u bë fituesi i 51-të i çmimit për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit. Ceremonia nderuese zuri vend të shtunën në teatrin “Dolby” në Los Anxhelos.

Ylli i komedisë parakaloi në tapetin e kuq të shtruar për këtë rast, i shoqëruar nga aktorë dhe komedianë të tjerë, të gjithë të frymëzuar nga karriera e tij e pasur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Murphy tha se është një ndjenjë e mirë të vlerësohesh nga brezat e rinj.

“Më pëlqen kur komedianë të rinj, aktorë të rinj janë rritur duke parë punët e mia dhe më takojnë e ma thonë këtë. Më pëlqen shumë kjo, është diçka e mrekullueshme”.

Kolegu i Murphyt nga filmat “Shrek”, Mike Myers, tha se është mirënjohës që ka pasur mundësinë të punojë me aktorin gjatë realizimit të projekteve të animuara jashtëzakonisht të suksesshëm. Me lansimin e “Shrek 5” që po afron, ai reflektoi mbi talentin e rrallë që iu desh Murphyt për t’i dhënë jetë personazhit ikonik, Donkey.

“Është një aktor i lirë në punën që bënë dhe në të njëjtën kohë i saktë, gjë që është shumë e rrallë në këtë industry. Ka gjithashtu një ëmbëlsi në gjithçka që ai bën. Unë vazhdimisht mundohem t’ia kujtoj vetes se duhet t’i pëlqesh personazhet që luan, dhe mendoj se ai e do vërtet personazhin e Donkeyt”.

David Alan Grier tha se Murphy u bë një superyll i rrallë i komedisë, duke krijuar një trashëgimi që ndihet edhe sot te brezat e rinj të këtij zhanri.

“Është brezi i ardhshëm. Kështu e kupton vërtet. Eddie arriti një nivel fame si komedian që shihej rrallë. Ai ishte i famshëm sikur një yll roku. Ai e riimagjinoi të gjithë idenë e famës”.

Ceremonia e ndarjes së çmimit të 51-të për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit për Eddie Murphyn, do të transmetohet në Netflix më 31 maj.