Showbiz

Eddie Murphy mbron faktin që është baba i 10 fëmijëve

eddie murphy

Aktori i filmit “Nutty Professor”, Eddie Murphy – i cili ka pasuri neto rreth 200 milionë dollarësh – është baba i dhjetë fëmijëve. Ai ka thënë se kjo është “gjëja më e mirë ndonjëherë”.

Duke folur për numrin e ri të revistës “People”, Murphy 64-vjeçar ka thënë se kurrë s’kishte planifikuar të kishte dhjetë fëmijë, por është gjëja më e mirë që i ka ndodhur. 

“Thjesht ndodhi. Nuk e dija kurrë se do të kisha 10 fëmijë, por është gjëja më e mirë ndonjëherë. Nëse mund të përballosh kaq shumë fëmijë, atëherë duhet të kesh sa më shumë fëmijë. Kjo është argëtuese”, tha Murphy. 

Murphy ka Ericun 35-vjeçar me Paulette McNeelyn, Brian (35), Mylesin (32), Shaynen (30), Zolan (25) dhe Bellan (23) me Nicole Murphyn, më pas Christiani (34) me Tamara Hood, 18-vjeçarin Angel me anëtaren e Spice Girls, Mel B dhe Izzyn (9) dhe Maxin (6) me bashkëshorten e tij të tashme, aktore Paige Butcher. 

Eddie Murphy është krahasuar me aktorin 45-vjeçar Nick Cannon – që ka 12 fëmijë – për numrin e fëmijëve, por një dallim është se Eddie nuk kishte aq shumë fëmijë në moshën e Nickut. 

Eddie thotë se ndihet shumë i lumtur kur është me familjen e tij. Ai ka thënë se dhjetë fëmijët e tij janë “qendra e çdo gjëje” në jetën e tij.