Aktori i njohur amerikan Jim Carrey nuk ka dërguar asnjë “zëvendësues” për të pranuar Çmimi francez “César” për arritje jetësore, pavarësisht teorive që qarkulluan në rrjet se në skenë nuk ishte ai, por një klon apo një imitues i maskuar, ka raportuar Rolling Stone.
Javën e kaluar, Carrey mori pjesë në ceremoninë e “César Awards”, çmimi kombëtar i filmit në Francë dhe një nga nderimet më të larta në kinemanë franceze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u vlerësua me çmimin “César” për arritje jetësore dhe mbajti një fjalim falënderues tërësisht në gjuhën frënge, një moment i veçantë dhe i merituar, që megjithatë u zbeh nga spekulime online.
Videoja e fjalimit të Carreyt:
Duke qenë se Carrey nuk shfaqet shpesh në ngjarje publike, disa përdorues në rrjete sociale nisën të aludonin me shaka se ndoshta ai kishte dërguar një imitues në vend të tij. Por thashethemet morën përmasa të tilla saqë reaguan zyrtarisht si përfaqësuesit e aktorit, ashtu edhe organizatorët e ngjarjes.
“Jim Carrey mori pjesë në 'César Awards', ku pranoi çmimin “César” për arritje jetësore”, ka thënë për Rolling Stone zëdhënësja e tij, Marleah Leslie.
Ndërkohë, Gregory Caulier, delegati i përgjithshëm i “César Awards”, ka thënë për Variety se këto teori “nuk meritonin vëmendje” dhe e quajti pranimin e çmimit nga Carrey “një moment historik”.
Sipas Caulier, aktori kishte planifikuar pjesëmarrjen që prej verës dhe ishte “jashtëzakonisht i lumtur për ftesën e Akademisë”.
“Ai punoi për muaj të tërë mbi fjalimin e tij në frëngjisht, duke më pyetur për shqiptimin e saktë të disa fjalëve. Erdhi me partneren e tij, vajzën, nipin dhe 12 miq e familjarë të afërt. Zëdhënësja e tij e kahershme e shoqëroi. Miku i tij i vjetër, Michel Gondry, me të cilin ka realizuar një film dhe dy seriale, ishte aty dhe u gëzuan shumë që u panë sërish… Ajo që më kujtohet është bujaria e tij, mirësia, dashamirësia dhe eleganca”, ka thënë Caulier.
Thashethemet nisën pasi përdoruesit në rrjete sociale komentuan pamjen e tij gjatë ceremonisë.
Disa postime ishin thjesht humor, por të tjera u kthyen në teori konspirative, duke përfshirë edhe një video të vjetër ku Carrey thotë “Unë nuk ekzistoj”, një deklaratë që në fakt kishte të bënte me reflektimet e tij mbi aktrimin, famën dhe ndërtimin e imazhit publik.
🚨 JIM CARREY TRIED TO WARN US OF HIS CLONE: “I DON’T EXIST. I'M DEAD.” - “MY FAVORITE FACE IS THE ONE I’M WEARING NOW.”
— HustleBitch (@HustleBitch_) February 27, 2026
A resurfaced clip shows Jim Carrey admitting:
“I don’t exist.”
“Jim Carrey was a character.”
“They’re all roles I played.”
For years he’s talked about ego… pic.twitter.com/bUu7hIUEp8
Situata u bë edhe më absurde kur performuesi “drag queen” dhe grimeri Alexis Stone publikoi në Instagram disa foto nga ceremonia me mbishkrimin: “Alexis Stone si Jim Carrey në Paris”.
Ani pse Stone njihet për transformime mbresëlënëse në personazhe të famshëm, postimi përfundonte me një imazh të dukshëm të gjeneruar me inteligjencë artificiale, një maskë, proteza dhëmbësh, paruke dhe grim mbi tavolinë, me imazh të turbullt të kullës Eiffel në sfond, çka e bënte të qartë se bëhej fjalë për shaka.
Megjithatë, në komente reaguan edhe emra të njohur.
Këngëtarja Katy Perry ka publikuar emoji me shigjetë që godet në shenjë, ndërsa aktorja Megan Fox ka shkruar “nuk mund ta përballoj më stresin tani, më duhet ta di nëse kjo është e vërtetë”.