Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar motrën e saj Rinën për ditëlindjen e saj të 24-t.
"Rinuuuunsh 24! (n'kajmak)”, ka shkruar në shqip ylli.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja e ka falënderuar motrën për gjithçka që bën për të.
"Sinqerisht nuk e di se sa me fat jam qe të kam në jetën time", ka shkruar tutje Lipa.
Në fund ajo i ka thënë se "te dua shumë, shpirti jem".