Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa në mesin e 300 personaliteteve që kërkojnë të mos përkrahet Izraeli

Dua lipa

Foto: Associated Press

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, është në mesin e 300 figurave publike që i kanë bërë thirrje kryeministrit britanik, Keir Starmer, të ndërpresë bashkëpunimin me Izraelin, për sulmet e kryera ndaj civilëve në Gaza.

Në letrën drejtuar kryeministrit, siç ka raportuar Sky News, emra të famshëm nga bota e medias, artit, mjekësisë, akademikë e disa të tjerë, kanë akuzuar qeverinë se po vazhdon të lejojë shitjen e armëve nga Britania e Madhe në Izrael, si dhe të ofrojë licenca për armë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Letra, e iniciuar nga organizata bamirëse për refugjatë, “Choose Love”, ka kërkuar të pezullojë menjëherë shitjen e armëve për Izraelin, si dhe të ketë qasje të menjëhershme humanitare në Gaza.

“Ju bëjmë thirrje të ndërmerrni veprime të menjëhershme për t'i dhënë fund bashkëfajësisë së Mbretërisë së Bashkuar në tmerret në Gaza”, thuhet në letër.

Aty u potencua edhe që “fëmijët në Gaza po vdesin nga uria, ndërsa ushqimi e ilaçet janë vetëm pak minuta larg”, duke iu referuar bllokadës 11-javore të Izraelit për ushqimin dhe furnizimet e tjera.

Kryeministri Keir iu bashkua udhëheqësve francezë dhe kanadezë, duke paralajmëruar Izraelin se do të ndërmarrin “veprime konkrete” nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdon zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza.