Ylli botëror me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, iu bashkua të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner, në premierën e filmit të tij të ri “Rosebush Pruning” në Berlin të shtunën, në Ditën e të dashuruarve.
Superylli i muzikës mori vëmendjen me një fustan të zi.

Në premierën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ishin të pranishëm edhe yjet tjera si Pamela Anderson, Jamie Bell, Tracy Letts, Lukas Gage dhe Elena Anaya.
Filmi i regjisorit brazilian Karim Ainouz është në garë për çmimin kryesor të edicionit.
Festivali i Filmit në Berlin zgjat deri më 22 shkurt kur do të shpallet fituesi i çmimit Ariu i Artë.