Showbiz

Dua Lipa bëhet 30 vjeçe

dua

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, sot ka ditëlindjen. Babi i saj, Dukagjin Lipa, e ka uruar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

“Gëzuar 30-vjetorin, e dashura ime”, ka shkruar ai në fillimin e urimit. 

Ai ka thënë se ditëlindja e saj nuk është vetëm një përvjetor, por një moment për të kujtuar gruan e jashtëzakonshme që ajo është bërë, e se që nga dita kur ajo erdhi në jetë, e mbushi me gëzim, krenari dhe kuptim. 

“Të shoh teksa rritesh dhe bëhesh një njeri i fortë, i mirë dhe i suksesshëm, ka qenë privilegji më i madh i jetës sime", është shprehur Lipa. 

Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk mund të ishte më krenar për të. Por sipas tij, më shumë se çdo arritje, që e bën të veçantë është “zemra, dhembshuria dhe dashuria që ajo i jep aq lirshëm”.

Mesazhi shkon edhe më tej, si një këshillë për kapitullin e ri të jetës së saj. 

"Jeta nuk është vetëm çfarë arrin, por lumturia, dashuria dhe kuptimi që krijon rrugës”, ka thënë ai. 

Babai i siguron se dekada e ardhshme do t’i sjellë “më shumë gëzim, urtësi dhe plotësi” – dhe se ai do të jetë gjithmonë aty, duke e përkrahur në çdo hap”. 

Urimi mbyllet me fjalët: “Të dua më shumë se sa mund ta thonë fjalët. Me gjithë zemrën time, babi.”