Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa ambasadore globale e “Nespresso”

Dua Lipa për Nesspreso

Dua Lipa për Nesspreso

Superylli i muzikës pop, me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është zgjedhur zyrtarisht ambasadore globale e kafesë Nespresso.

Bashkëpunimi synon të frymëzojë një gjeneratë të re adhuruesish të kafesë përmes eksplorimit kulturor dhe kreativitetit, ka shkruar HypeBeast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një kampanjë e re globale me titull “Vertuo World” pritet të nisë më 14 prill në të gjitha platformat.

“Jemi të emocionuar që e mirëpresim Dua Lipën në familjen Nespresso. Ajo është një eksploruese e vërtetë, gjithmonë kurioze dhe gjithmonë duke provuar gjëra të reja. Kjo energji përputhet bukur me drejtimin që po marrim si markë. Qëllimi ynë është të fuqizojmë eksplorimin pa fund përmes kafesë së jashtëzakonshme, dhe Dua e sjell këtë mentalitet në një mënyrë moderne dhe të lehtë. Së bashku, duam të frymëzojmë një gjeneratë të re të hapet ndaj shijeve të reja me besim dhe të zbulojë se si një moment me kafe mund të bëhet diçka vërtet e veçantë”, ka thënë Leonardo Aizpuru, shefi i marketingut të Nespressos.

Lipa në anën tjetër ka thënë se vendimin për të bashkëpunuar me Nesspreson e mori shumë lehtë.

“Bashkëpunimi me Nespresson ishte një vendim i lehtë. Më duket sikur jam rritur me Nespresso. Gjithmonë ka pasur një makinë Nespresso pranë, në shtëpi me familjen time, në set apo në një dhomë hoteli. Më pëlqen se ata gjithmonë eksplorojnë shije të reja dhe gjejnë mënyra për të evoluar si markë. Tashmë po argëtohemi shumë dhe kjo është vetëm fillimi”, ka thënë ylli.

Dua Lipa

Kampanja globale “Vertuo World” do të prezantojë një shprehje moderne të angazhimit të Nespressos për përvojat e ngritura të kafesë, me Dua Lipën në qendër dhe një shfaqje të shkurtër të ambasadorit të mëhershëm, aktorit të mirënjohur të Hollywoodit, George Clooney, duke lidhur trashëgiminë e markës me epokën e re kreative.

Dua Lipa dhe George Clooney

Kampanja nis zyrtarisht më 14 prill në të gjitha platformat.

“Nespresso” është kompani me bazë në Zvicër dhe pjesë e ndarë e grupit “Nestle”. Sipas “Statistas” vlera e kompanisë është mbi tre miliardë euro. Ajo operon në më shumë se 80 shtete të botës.