Showbiz

Djemtë e P.Diddyt me dokumentar për babanë e tyre

Djemtë e P.Diddyt Justin dhe Christian Combs

Djemtë e P.Diddyt Justin dhe Christian Combs

Foto: Associated Press

Djemtë e reperit të famshëm P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, po planifikojnë të tregojnë anën e tyre të historisë, për gjyqin e dënimin e babait të tyre, i cili u akuzua për shantazh e transportim të personave për përfshirje në prostitucion, përmes një dokumentari që pritet të publikohet në vitin 2026.

Justin dhe Christian Combs, përmes shpërndarjes së një traileri në rrjete sociale, kanë bërë të ditur se do ta publikojnë dokumentarin, ka raportuar Variety.

Videoja që ata kanë shpërndarë, përmban pamje të marra jashtë gjykatës ku po gjykohej babai i tyre, ndërkohë që i shihnin ato bashkë me titujt që po vërshonin mediat. 
Traileri përfundon me Justinin i cili merr një telefonatë nga burgu ku po qëndron Combs, i cili është dënuar me 50 muaj burgim.

Djemtë, gjatë gjykimit të Combs, kanë treguar mbështetje për babanë.

Justin e ka vizituar në burg, ditën e Krishtilindjes.

As vet Combs nuk është dorëzuar, ai përmes avokatëve të tij, ka bërë apel për t'u liruar.

Njëra nga avokatet, Alexandra A.E. Shapiro, në dokumentet e apelit, ka thënë se dënimi i reperit ka qenë më i madh se që duhet, duke shtuar se gjykatësi, Arun Subramanian e përkrahu vendimin e jurisë, gjë që e bëri të dukej sikur ishte pjesëtari i 13-të i tyre.

Së fundmi, kolegu dhe rivali i tij, reperi 50 Cent,  e ka publikuar në Netflix një tjetër dokumentar kundër Combsit.

“Sean Combs: The Reckoning” quhet dokumentari me katër episode kronologjike, ku shfaqet jeta e reperit të dënuar përmes këndvështrimit të 50 Centit, me regji nga Alexandra Sapleton.