Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Djali i Britney Spearsit ndërron mbiemrin

Britney Spears me djemtë

Britney Spears me djemtë

Djali i Britney Spearsit, Sean Preston Federline, duket se po bën një ndryshim simbolik në identitetin e tij, të paktën në rrjetet sociale.

Sipas TMZ, ai tani po përdor emrin “Sean P Spears” në Instagram, duke lënë anash mbiemrin e babait të tij dhe duke marrë atë të nënës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më parë, profili i tij ishte thjesht “Sean Preston”.

Ky veprim shihet si një sinjal i afrimit të tij me nënën, sidomos pasi kohët e fundit ai është parë në shoqërinë e saj dhe të vëllait të tij, Jayden James Federline.

Të tre janë parë së bashku edhe në një dalje me varkë, pak kohë pas incidenteve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren.

Burime pranë familjes sugjerojnë se marrëdhënia mes Spearsit dhe djemve të saj po përmirësohet gradualisht, dhe ky ndryshim në emrin e Sean mund të jetë një shenjë tjetër e këtij afrimi.