Showbiz

Demi Lovato tregon se kishte ndier presion për t’u martuar

Demi Lovato

Foto: Associated Press

Këngëtarja 33-vjeçare u martua më herët këtë vit me Jordan “Jutes” Lutes, dhe Demi pranon se ndër vite ka ndier presion për t’u martuar që në moshë të re.

Ajo, e cila prej vitesh renditet në majat e klasifikimeve muzikore, i tha Who What Wear:
“E prisja të isha e martuar deri në një moshë të caktuar. Ka gjithë këtë presion që shoqëria të vë mbi supe, por për mua çdo gjë ndodhi natyrshëm. Jam shumë e lumtur. I thashë burrit tim sot: ‘Kurrë nuk kam qenë më e dashuruar me ty. Nuk e dija se dashuria ime për ty mund të rritej edhe më shumë se ç’ishte”.

Demi, e cila më herët ka qenë në lidhje me Joe Jonas, Wilmer Valderrama dhe Max Ehrich, thotë se ka mësuar shumë nga përvojat e së kaluarës.

“Kam qenë në lidhje ku kam menduar: ‘Ky është njeriu i jetës!’ Por ende nuk kisha bërë kujdesin e duhur ndaj vetes. Universi të shpërblen kur punon me veten në aspektin terapeutik, dhe unë duhet ta bëja atë punë. U përgatita për një jetë e vetme dhe vetëm atëherë munda ta ndaj jetën me dikë tjetër,” është shprehur ajo.

Ndërkohë, Demi ka treguar së fundi se ndien një “përgjegjësi” për t’i ndarë sfidat e saj me fansat.

Këngëtarja qëndroi tre muaj në rehabilitim në vitin 2010, pasi u diagnostikua me çrregullim bipolar dhe mori trajtim për bulimi. Ajo shpjegoi se pse zgjodhi të ishte kaq e hapur për betejat e saj personale.

Artistja – e cila dikur braktisi një turne me Jonas Brothers pasi goditi një kërcimtare rezervë – tha në podcastin Las Culturistas: “Duhej të merrja një vendim pasi shkova për herë të parë në trajtim. Kisha një shpërthim shumë publik kur isha 18 vjeçe, për të cilin flas edhe në disa nga dokumentarët e mi.”