Aktori legjendar Robert De Niro ka sulmuar sërish presidentin amerikan Donald Trump gjatë një ngjarje në New York kushtuar lirisë së shprehjes.
Fituesi i dy çmimeve “Oscar” ka thënë se beson fuqishëm te liria e fjalës, edhe kur nuk pajtohet me atë që dëgjon, ka shkruar EuroNews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur dëgjoj diçka që nuk më pëlqen, përdor lirinë time të shprehjes për t’u përgjigjur”, ka thënë ai.
Duke komentuar një deklaratë të fundit të Trumpit, De Niro përdori një frazë të njohur nga filmi i tij i vitit 1988, “Midnight Run”.
“Kur dëgjoj Trumpin të thotë: ‘Nuk mendoj fare për gjendjen financiare të amerikanëve’, përgjigjja ime është: ‘Mbylle gojën’”, ka thënë aktori, duke shkaktuar reagime dhe brohoritje nga publiku.
Më pas ai kritikoi ashpër edhe politikat e presidentit amerikan.
“Dua ta dua përsëri vendin tim. Dua ta kem vendin tim sërish”, ka thënë De Niro.
Aktori ka shtuar se nuk mund të mbështesë një vend që, sipas tij, përfshihet në luftëra të padrejta, dëmton familjet dhe udhëhiqet nga politika përçarëse.
Kjo nuk është hera e parë që De Niro kritikon Trumpin.
Dy figurat kanë shkëmbyer vazhdimisht sulme publike ndër vite.
Më herët këtë vit, Trump e quajti aktorin “të sëmurë” dhe “me inteligjencë shumë të ulët”, duke pretenduar se ai “nuk ka asnjë ide se çfarë po thotë apo po bën”.
Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme, De Niro ka mbetur një nga kritikët më të zëshëm të presidentit amerikan në botën e artit dhe argëtimit.